Erion Veliaj

Kronikë

Shtyhet të martën seanca për Veliajn në GJKKO, mungoi Abule! SPAK do paraqesë informacionin dy mujor për ecurinë e hetimeve

13 Qershor, 12:24| Përditesimi: 13 Qershor, 16:11

  • Share

Gjykatën e Posaçme shtyu për të martën ora 11:30 seancën për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili prej muajit shkurt mbahet nën arrest në burg. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e biznesmenit Elman Abule i cili ndodhet në arrest shtëpie.

Veliaj nuk ishte i pranishëm në seancë, pasi kishte firmosur deklaratë që do të përfaqësohej nga avokati i tij Ermir Beta.

Në këtë seancë pritej që SPAK të paraqiste informacionin 2 mujor mbi ecurinë e hetimeve.

Pak ditë më parë, Apeli i GJKKO refuzoi lirimin e Veliajt nga qelia me garanci pasurore.

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?