Sociale

‘Mbaj mend kalendarin nga viti zero në infinit’, gjeniu i datave Romeo Deda për Report Tv: Di të gjitha rezultatet e përballjeve në botëror! Kam aplikuar për Guinness (VIDEO)

26 Shtator, 21:35| Përditesimi: 26 Shtator, 22:53

  • Share

Romeo Deda është gjeniu i verbër, i cili ka aftësinë që të memorizoj datat e lindjes, prefikse telefonike të shteteve të botës, ndërsa edhe rezultatet e ndeshjeve.

I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, ai tregoi se di të gjitha rezultatet e përballjeve në botëror.

Romeo me një memorie mbinjërëzore kalendarike, thotë se ka aplikuar edhe për t'u futur në librin e rekordeve Guinness.

 ‘Unë ndeshje nuk ndjek fare, por i kam mësuar duke punuar, këtë projektin për ti mësuar e kam bërë që në vitin 2021 dhe kam një Exel dhe i hodha atje dhe atje i bëra të çrregullta dhe kam aplikuar për rekord Guiness. Nuk ndodh që të gabojë ndonjëherë, po ka raste kur bëjë edhe ndonjë gabim të vogël.  Mbajë mend kalendarin nga viti zero deri në infinit’, tha ai.

Romeo tregon se i janë dashur rreth 3 muaj kohë, për të mësuar rezulatet e ndeshjeve të botërorit, ndërsa thekson se shumica mendojnë se ai është parashikues.

‘Shumë njerëz mendojnë se unë jam parashikues por jo. në rastin e ndeshjeve më është dashur 3 muaj që ti mësoj. Mund ti mësojë gradualisht', tha ai.

Ai rrëfen se një pjesë të kohës e kalon duke punuar në kompjuter, del shëtitje në natyrë dhe dëgjon muzikë.

'Punoj pak në kompjuter, dal në natyrë, eci për rreth 45 minuta në ditë, e kam të përditshme këtë gjë. Në darkë punojë në kompjuter dhe dëgjoj mbi dy orë muzikë, edhe tekse këngësh di', tha ai.

Gazetari e pyeti Romeon edhe mbi datat, ditëlindjet e personave të famshëm dhe prefikset e shteteve të botës.

Gazetari: Viti 4234 muaji maj, data 5, çfarë dite është?

Romeo Deda: E hënë

Gazetari: Ditëlindja e Cristiano Ronaldos?

Romeo Deda: 5 shkurt 1985.

Gazetari: Prefiksi i Afrikës së Jugut

Romeo Deda: 27

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?