Adrion Pajaziti debuton me Kombëtaren

Sport

Mbajini mend emrin, Adrion Pajaziti debutoi me Kombëtaren në 'Wembley'

22 Mars, 16:06| Përditesimi: 22 Mars, 16:08

  • Share

Humbja e Kombëtares 2-0 në Londër kundër Anglisë nuk ishte vetëm "zi" për Shqipërinë. Në mitikun "Wembley" për herë të parë minuta mori edhe Adrion Pajaziti, i cili debutoi me Shqipërinë dhe mbrëmjen e 21 marsit do ta ketë të skalitur në kujtesë për gjithë jetën.

Ishte minuta e 78-të kur Sylvinho i besoi Adrionit një vend në fushë, duke zëvendësuar Qazim Laçin. Që në prekjet e para, djaloshi që ka lindur në Londër u duk me siguri dhe vetëbesim, duke treguar se jo më kot pritshmëritë për të janë të mëdha.

Pajaziti vjen nga moshat, teksa ka qenë kapiteni i Shqipërisë U-21 dhe ka shënuar tetë gola në 13 ndeshje. Mesfushori me tipare të avancuara ka qenë pjesë edhe e Kosovës së moshave, por në fund zgjodhi ekipin kuqezi.

Pjesë e Fulham prej verës së 2019, 22-vjeçari këtë sezon luan në huazim me HNK Gorica në Kroaci. 15 ndeshje numëron këtë sezon Pajaziti me klubin e tij, për 965 minuta.

Ekspertët e futbollit vendas e shohin Pajazitin me shumë besim për të ardhmen e Kombëtares dhe debutimi i tij me Shqipërinë në një ndeshje si ajo kundër Anglisë në mitikun "Wembley" është një "sms" jo vetëm për futbollistin.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjon: 22/03/2025 23:50

    Inshin te re pa fuqishem se me shumese gjysma e ekipit jane ne kososovare the maqedones turq ne ramazan shporreni kta pisa se jane te pa fuqishem

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?