Eklips Hënor

Lifestyle
Tirana

Mbajini sytë nga qielli, ja kur do ta shijoni eklipsin hënor më të gjatë të këtij shekulli

19 Korrik 2018, 09:29| Përditesimi: 19 Korrik 2018, 09:39

  • Share

Këtë të premte me datë 27 korrik, do të keni mundësi të shikoni edhe planetin Mars, si pasojë e një eklipsi të gjatë hënor. Ky është eklipsi i dytë i këtij viti, pas atij të parit që ndodhi më datë 31 Janar dhe zgjati në total 3 orë dhe 23 minuta. Kështu që mbajini sytë nga qielli me datë 27 pasi eklipsi i ri hënor do të zgjasë një orë e gjysmë dhe 43 minuta, ndërsa i gjithë fenomeni rreth katër orë.

Gjatë eklipsit të plotë hëna e përgjakur merr një tjetër emër. Ndërsa ajo që shohim ne dhe na duket e përgjakur, është thjesht reflektim i dritës së diellit. Megjithatë fenomeni do të mund të shikohet vetëm nga britanikët, nëse moti ia lejon një gjë të tillë. Ndërsa pjesa tjetër e botës do të humbë fillimin e eklipsit, ose të gjithin.

Eklipsi i plotë është një fenomen i rrallë që ndodh kur Hëna, Toka dhe Dielli alinjohen dhe hëna e plotë kalon pas planetit tonë, duke rënë në hijen e tij.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?