Kronikë

Mbajti me forcë në banesë të miturën, arrestohet 33-vjeçari në Durrës! Dyshohet se kishin lidhje intime, iu gjet një pistoletë me silenciator dhe municion (EMRI+VIDEO)

7 Shtator, 09:42| Përditesimi: 7 Shtator, 10:09

  • Share

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi mbajti me forcë në banesë një 15-vjeçare, me të cilën dyshohet se kishte një marrëdhënie intime. Enea Zeqiri nuk e lejonte të miturën të largohej nga banesa dhe ushtronte dhunë psikologjike ndaj saj.

Gjatë kontrollit në banesën e 33-vjeçarit në lagjen nr 4 të qytetit, iu gjet edhe një pistoletë “Zastava” me silenciator dhe municion luftarak. Policia ka referuar çështjen në prokurori për veprat penale të dhunës në familje, heqje e paligjshme e lirisë dhe armëmbajtje pa leje.

Ngjarja vjen një ditë pas denoncimit të një turisteje italiane 18-vjeçare në Durrës se ishte abuzuar seksualisht nga 26-vjeçari Leonardo Preza, person me të shkuar kriminale, i dënuar më parë për armë pa leje dhe vjedhje. Ngjarja u shënua mëngjesin e së enjtes, teksa 18-vjeçarja po qëndronte në shezllong në plazh përballë një hoteli në lagjen nr 13. Report Tv siguroi edhe videon që tregon momentin, kur turistja italiane bisedon me 26-vjeçarin.

Njoftimi i policisë: 

Mbajti me forcë në banesë një 15-vjeçare, duke mos e lejuar të largohej dhe duke ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari.

Gjatë ndërhyrjes, Policia i gjeti 33-vjeçarit një armë zjarri pistoletë me silenciator dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe ato operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, pas njoftimit të marrë se një shtetas kishte mbajtur me forcë një 15-vjeçare, me të cilën dyshohet se kishte një marrëdhënie intime dhe nuk e lejonte të largohej nga banesa e tij, duke ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj, kanë ndërhyrë duke kapur në flagrancë dhe vënë në pranga shtetasin:

E. Z., 33 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Durrës.

Gjatë ndërhyrjes dhe kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi një armë zjarri pistoletë “Zastava” me silenciator dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • dori: 07/09/2025 11:55

    E ndalon policia e liron gjykata....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?