Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, nuk pranoi të gjobisë kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, siç kërkoi Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.
Kundër votuan 3 anëtarët e KAS propozuar nga PS: Ilir Rusmaili, Koli Bele dhe Elvin Lako.
Ilirjan Celibashi kërkoi penalizimin me gjobë të kryetares Spiropali, me argumentin se gjatë një turi nëpër qytete të ndryshme, në kuadër të nismës së Parlamentit, KuvendON, ajo mbajti qëndrime elektorale në favor të Partisë Socialiste.
Siç duket, të njëjtat fjalime nuk lexohen njësoj nga dy trupa të ndryshme në KQZ, mes Celibashit që i konsideron shkelje, dhe KAS-it që nuk i konsideron të tilla.
Komente
