Mërgim Mavraj

Sport
Kosova & Rajoni

Mbajti shiritin e kapitenit te Kombëtarja, Mërgim Mavraj kandidat për deputet në Kosovë

11 Dhjetor, 15:14| Përditesimi: 11 Dhjetor, 15:21

  • Share

Ish-mbrojtësi i Kombëtares, Mërgim Mavraj i ka hyrë politikës dhe do jetë kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë.

Mavraj bën pjesë në “Listën për familjen”, që udhëhiqet nga dy ish deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica. Kjo u konfirmuar për Klan Kosova nga Eman Rrahmani. “Po, Mërgim Mavraj do të jetë kandidat për deputet nga Lista për familjen”, tha ai

38-vjeçari Mavraj prej 2022 e ka lënë futbollin, ndërsa ka qenë pjesë e klubeve me emër si Bochum, Darmstadt, Hamburger, Greuther Furth, Aris Selanik, Koln apo edhe Ingolstadt.

Me fanellën e kombëtares shqiptare Mavraj debutoi më 22 maj 2012 dhe zhvilloi 50 paraqitje duke shënuar tre gola. Veç saj, në 2018 ai u zgjodh edhe kapiten i Kombëtares.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?