Gjykata e Tiranës caktoi masë arrest në burg për Skerdi Sinën, 29 vjecarin i cili pak ditë më parë tentoi t’i ikte policisë ndërsa ndodhej në makinë me mikun e tij, Joni Sadikaj, ky i fundit ende në arrati.
Në makinën Audi Q8 i cili u ndal pas 3 aksidenteve teksa i ikte ndjekjes së policisë, u gjet një sasi e vogël kanabisi, dhe arma që të dyshuarit hodhën në rrugë teksa vraponin. Për këto, gjykata caktoi masë sigurie arrest në burg. Avokati Erjon Kullolli tha para togave të zeza se Sina ishte në antkh kur kuptoi ndjekjen nga policia e nuk dinte si të vepronte.
Në një tjetër seancë, po këtë të shtunë, gjykata caktoi burg edhe për një ngjarjen për të cilën Skerdi Sina ishte shpallur në kërkim. Ai bashkë me Sadikajn, mbyllën një vajzë të re në një apartament të marrë më qira në zonën e Astirit pasi po përjetonte ankth pasi kishin pirë drogë dhe alkol. E reja njoftoi policinë kur pa armë në tavolinë, dhe forcave RENEA iu desh të hyjnë nga ballkoni i apartamentit të kyçur. Avokati tha se Skerdi Sina nuk ka mbajtur askënd me forcë, por ky pretendim nuk u mor parasysh nga gjykata, që vlerësoi se duhet të qëndrojë në masë arresti në burg.
Komente
