Sociale

Mbajtja e tepruar e syzeve të diellit mund t’i dëmtojë sytë! Okulisti Topi: Kanë edhe sytë nevojë për vitaminat, ja orari i duhur

22 Qershor, 16:41| Përditesimi: 22 Qershor, 16:55

  • Share

Syzet e diellit, sa të nevojshme për të mbrojtur sytë, mund të rezultojnë të dëmshme në rast se ato mbahen me orë të zgjatura.

Ashtu siç vitamina D është thelbësore për lëkurën, po aq e rëndësishme është që sytë të marrin vitaminat e duhura përmes dritës natyrale. 

Rubin Topi, okulist, shprehet: 

“Që të përthithet mirë vitamina D, rrezatimi me një dritë natyrale në diell është i këshillueshëm, apo për prodhimin e melaniteve, që prodhojnë melanine. Receptorët e këtij cikli ndodhin gjithashtu edhe në sy.  Është po ashtu drejtpërdrejtë i lidhur edhe me nivelin hormonal edhe me sekretimin e serotoninës, hormonin e lumturisë”.

Për Report Tv okulisti Rubin Topi, sqaron se edhe përdorimi i syzeve të diellit ka një orar të përshtatshëm.

“Këshillohet të përdoren ku rrezatimi është më i fortë që do të thotë nga ora 10.30-11.00 paradite deri ne orën 17.00-18.00. Ky orar kap pikun e rrezatimit te UVA dhe UVB. Pra rrezeve ultraviolet l, te cilat  ne kulmin e tyre janë te dëmshme për syrin”, shpjegon mjeku më tej.

Veçanërisht fëmijët duhet të kalojnë kohë jashtë në dritë natyrale, pasi kjo mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të miopisë.

“Këshillohet se 2 orë në ditë personi të qëndrojë në dritë natyrale, mundësisht nëse është rasti u fëmijëve të luajnë jashtë ne natyre edhe me ndriçim natyral. Është një nder ndihmësit kryesorë qe mos të instalohet miopia te këta fëmijë”, vijon okulisti.

Studime të universiteteve më të rëndësishme botërore ne SHBA dhe Evropë kanë specifikuar rreziqet që vijnë nga përdorimi i tepërt i syzeve deri në kancerin e syve.

Megjithatë, gjatë orëve të pikut të rrezatimit, ekspertët theksojnë rëndësinë e mbrojtjes së syve me syze dielli cilësore, për të shmangur dëmtimet nga rrezet ultravjollcë. Pra, një ekuilibër mes ekspozimit të dobishëm dhe mbrojtjes është çelësi për shëndetin e syve.

A.Q/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se rinumërimi i pothuajse gjysmës së votave është farsë e kotë?