Reperi, Unikkatil

VIP & Spektakël

Mbani mend këtë orë, Unikkatil ju surprizon pak ditë para koncertit (Foto)

31 Korrik 2018, 13:13| Përditesimi: 31 Korrik 2018, 13:24

  • Share

Unikkatil është një ndër reperët më të mëdhenj shqiptarë që ka arritur të fitojë një audiencë të gjerë me këngët e tij që përmbajnë histori jetësore. Shumë prej teksteve flasin për jetën e tij dhe mënyrën se si i kanë ndodhur shumë ngjarje. E veçanta e këtij reperi është se ai nuk ka asnjë videoklip, por ka thjesht këngë të hedhura në kanalin e tij në platformën “Youtube”.

Viktor Palokaj më datë 4 gusht pritet të mbajë një koncert madhështor në qytetin e Durrësit në stadiumin “Niko Dovani”. Vetëm pak ditë para këtij koncerti Palokaj ka bërë të ditur se do të sjellë një këngë të re.

“Një këngë e re del nesër në ora 18:00”- shkruan reperi në llogarinë e tij në Instagram, krahas një fotoje që ka publikuar. Më datë 15 prill Unikkatil publikoi hitin e tij “1 milion rrugë”, që deri tani ka arritur 4 milionë klikime në “YouTube”.

A post shared by UNIKKATIL (@unikkatilofficial) on

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD shpërblen aleatët me 8 mandate të sigurta, si e vlerësoni?