Kronikë

Tiranë- Lojëra fati pa leje, policia kap mat 2 persona

21 Qershor 2019, 10:40| Përditesimi: 21 Qershor 2019, 10:53

  • Share

2 persona në Tiranë po procedohen penalisht për shkak se mbanin në lokal lojëra fati të palejuara.

Sipas policisë, personat po procedohen për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Organizimi i llotarive të palejuara”.

Policia u ka sekuestruar personave me inicialet P. P., 51 vjeç dhe M.P., 31 vjeç, 4 tableta të markave të ndryshme.

Sipas njoftimit të forcave blu, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në administrim të 51 vjeçarit P.P dhe të regjistruar në emër të 31 vjeçarit M. P, personi P. P ushtronte  aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit ku gjatë kontrollit u gjetën 4 tableta  që shërbenin për të ushtruar veprimtari të lojrave të fatit të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Kontrollet janë bërë nga polcia e Tiranës për evidentimin dhe ndëshkimin  e atyre personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të këtillë të kundraligjshme.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?