LIBRAZHD- Një 80-vjeçar në Librazhd është vënë në prangat e policisë pasi mbante armë pa leje në banesë. Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov dhe fishekë luftarak. Për poseduesin e tyre, për shkak të moshës, prokurori kërkoi caktimin e masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Gjatë kontrolleve në këtë banesë, u gjetën të fshehura 1 armë zjarri kallashnikov dhe disa fishekë luftarak, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.