Një 51-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia Librazhd, pasi mbante armë pa leje në banesë.
Blutë, në bazë të informacineve të marrë, kanë gjetur në banesën e tij 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri tip “Belçik”, krehër dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
“Për këtë rast, u shpall në kërkim shtetasi A. D., 51 vjeç, banues në fshatin Dranovicë, njësia administrative Lunik, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia ka gjetur 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri tip “Belçik”, krehër dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Vijon puna për kapjen e 51-vjeçarit”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.