Gjesti i rrallë/ Mbante arsenal armësh në banesë që prej vitit 1997, 65-vjeçari në Kukës ia dorëzon policisë (VIDEO)

31 Gusht 2023, 13:33| Përditesimi: 31 Gusht 2023, 15:37

  • Share

KUKËS- Një 65-vjeçar ka dorëzuar një arsenal armësh që i mbante në banesën e tij në Kukës që prej vitit 1997. Policia e Kukësit e ka vënë nën hetim.

65-vjeçari iu ka dorëzuar shërbimeve të Policisë, një arsenal armësh dhe municioni luftarak, të përvetësuar gjatë vitit 1997, të cilin ky shtetas e mbante të fshehur në banesën e tij.

Arsenali i dorëzuar përbëhet nga: 1 kallashnikov, 3 pistoleta, 3 granata defensive, 1300 fishekë pistolete, rreth 2500 fishekë kallashnikovi, 7 krehra armësh dhe 4 ndezësa të unifikuar.

Armët e zjarrit janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme, për të verifikuar nëse janë përdorur ose jo, për ndonjë ngjarje kriminale, ndërsa për 65-vjeçarin ka nisur procedimi në gjendje të lirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?