Kronikë

Mbante kallashnikov pa leje në banesë, arrestohet 50-vjeçari në Konispol (EMRI+VIDEO)

21 Shtator, 11:26| Përditesimi: 21 Shtator, 11:37

  • Share

50-vjeçari Hadriatik Lame është arrestuar në Konispol në kuadër të operacionit të koduar “Dishat” pasi mbante armë zjarri automatike pa leje në banesë. Gjatë kontrollit në banesën e tij në fshatin Dishat, policia dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit, 1 karikator me 15 fishekë.

"Në vijim të punës së pandërprerë për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale që mund të ndodhnin nga përdorimi i tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, konkretisht ato të stacionit të Policisë Konispol, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Dishat”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi:

* H. L., 50 vjeç, banues në fshatin Dishat, Konispol.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike dhe 1 karikator me 15 fishekë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.", njofton policia. 

Xh.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?