DURRËS- Një 31-vjeçar është vënë në pranga pasi iu gjetën kallashnikov dhe fishekë të fshehura në banesë.
Eduart Gjika është vënë në prangat e policisë pasi mbante të fshehur armë të rrezikshme në banesën e tij. Por historiku me armëmbajtje pa leje nuk është risi për 31-vjeçarin. Në vitin 2017, Gjika ka tentuar të vrasë ka tentuar të vrasë me armë zjarri punëtorët e një firme ndërtimi, të cilët po rikonstruktonin aksin rrugor Lalëz-Bizë.
I riu doli nga banesa me automatik në dorë dhe ka qëlloi disa herë në ajër, duke kërcënuar punëtorët e firmës.
Kallashnikovi i sekuestruar
Komento