Shërbimi Informativ i Shtetit

Kronikë

I larguar nga detyra në 2023, por mbante materiale sekrete në shtëpi, merret i pandehur ish-kreu i SHISH në Berat

2 Shtator, 10:33| Përditesimi: 3 Shtator, 12:49

  • Share

Prokuroria e Beratit ka marrë të pandehur ish kreun e Shërbimit Informativ të Shtetit në Berat, Aleksander Shulla, pasi mbante në një USB në shtëpi, 2 materiale sekrete edhe pas largimit nga detyra në vitin 2023.

Në njoftimin e prokurorisë thuhet se materialet që u gjetën në banesën e zyrtarit të lartë të shërbimit sekret, ishin të klasifikuara në nivelin “sekret” dhe administrohen në SHISH në kopje të vetme, ndaj dhe kopjimi e shumëfishimi i tyre është i ndaluar.

Gjithashtu blutë i gjetën Aleksander Shulles edhe plumba, për të cilat s'kishte lejen përkatëse. Në dëshminë e tij, Aleksander Shulla pretendon se 5 fishekët e kalibrit 7.62 që iu gjetën në stëpi janë fishekë të armëve të vjetra që i ka gjetur të godina e vjetër e ShIK-ut dhe i ka marrë si suvenir, por ka harruar t'i dorëzojë pas largimit nga detyra. Por, organi i akuzës thotë se nga verifikimet e kryera rezultoi se armatimet që mbante për shkak të detyrës ishin kthyer në 2023 dhe kjo provohej edhe nga fletëhyrja që ndodhet në institucion.

Verifikimet lidhur me ish-kreun e SHISH të Beratit erdhën pas kontrolleve në lokalin e djalit të tij, Pandeli Shulla, të nxitura nga raportimet se ky i fundit organizonte lojëra fati, gjë që rezultoi e vërtetë.

"Sipas Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat, nga hetimet mbi procedimin penal nr.370 të vitit 2023, pas informacioneve se në një ambient në lagjen ’30 Vjetori’ në një lokal që drejtohej nga shtetasi P.Sh., po zhvilloheshin lojëra fati, u konstatuan kompjuterat e markave të ndryshme, të ndezura dhe në ekrane shfaqen lojrat online të ngjashme me ato të Adex Casino.

Nga verifikimi teknik, u provua se nëpërmjet një aplikacioni apo softëare të instaluar në këto paisje elektronike, duke u lidhur në internet, realizoheshin lojëra fati online",- njofton prokuroria.

Aleksander Shulla akuzohet për veprat penale ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ dhe ‘Tregimi i sekretit shtetëror nga personi që i është besuar’, ndërsa i biri, Pendeli Shulla, për veprën penale ‘Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin’.

Njoftimi i prokurorisë së Beratit: 

Ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit në Berat, shtetasi A.Sh dhe djali i tij, P.Sh. janë marrë në hetim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për veprat penale ‘Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin’, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ dhe ‘Tregimi i sekretit shtetëror nga personi që i është besuar’ parashikuar nga nenet 197/1, 273/3 dhe 294/1 të Kodit Penal.

Sipas Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat, nga hetimet mbi procedimin penal nr.370 të vitit 2023, pas informacioneve se në një ambient në lagjen ’30 Vjetori’ në një lokal që drejtohej nga shtetasi P.Sh., po zhvilloheshin lojëra fati, u konstatuan kompjuterat e markave të ndryshme, të ndezura dhe në ekrane shfaqen lojrat online të ngjashme me ato të Adex Casino.

Nga verifikimi teknik, u provua se nëpërmjet një aplikacioni apo softëare të instaluar në këto paisje elektronike, duke u lidhur në internet, realizoheshin lojëra fati online.

Gjatë hetimeve, u ushtrua kontroll i banesës së shtetasit A.Sh., babait të tij, ku u konstatuan një krëhër metalik ngjyrë bronxi me 5 fishekë, të paplasur të kalibrit 7.62 mm, një çantë dore ngjyrë të zezë brenda të cilës u gjetën 3 krehër, të mbushur secili me nga 7 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe dy USB me mbishkrimet “Turbox” dhe “Kingston”.

Ky shtetas i cili ka ushtruar detyrën si Drejtor i Shërbimit Informativ Berat, shpjegoi se, në nëntor të vitit 2023 është larguar nga detyra dhe ka dorëzuar armatimin por ka harruar të dorëzojë municionin e gjetur në banesë nga shërbimet e policisë. Ai sqaroi se, fishekët e kalibrit 7.62 janë fishek të armëve të vjetra që i ka gjetur të godina e vjetër e ShIK-ut dhe i ka marrë si suvenir dhe i ka harruar në banesë.

Por nga verifikimet e kryera nga prokuroria rezultoi se armatimet ishin kthyer dhe kjo provohej edhe nga fletëhyrja që ndodhet në institucion. Ndërkohë që nga verifikimet e kryera rezultoi se, dy nga materialet e ndodhura në Usb-në me emërtimin “Usb drive” janë të klasifikuara në nivelin “sekret” dhe administrohen në SHISH në kopje të vetme. Kopjimi ose shumëfishimi i tyre është i ndaluar dhe në kundërshtim me aktet që normojnë punën e SHISH.

Marrja e këtyre materialeve në kundërshtim me rregullat e sigurisë së informacionit të klasifikuar, që ka rezultuar me ekspozimin e pjesshëm ose tërësor, në mënyrë të paautorizuar, përbën shkelje të sigurisë së informacionit të klasifikuar.

Në përfundim të hetimeve paraprake, pas analizës në tërësi të të dhënave dhe provave të marra, vijmë në përfundimin se, ka të prova të mjaftueshme se të pandehurit P.Sh dhe A.Sh. kanë kryer veprat penale për të cilat akuzohen. Rezulton përfundimisht e provuar se i pandehuri A. Sh. ka qenë me detyrë punonjës i Shërbimit Informativ të Shtetit dhe ka kopjuar materiale që, sipas ligjit të njohur publikisht, përbëjnë sekret shtetëror, dhe i janë besuar për shkak të detyrës.

Marrja e këtyre materialeve në kundërshtim me rregullat e sigurisë së informacionit të klasifikuar, dhe përhapja e tyre në dy Usb brenda në banesën e të pandehurit, kur ai nuk ushtronte më as detyrën e punonjësit të shërbimit informativ të shtetit, që ka rezultuar me ekspozimin e pjesshëm ose tërësor, në mënyrë të paautorizuar, përbën shkelje të sigurisë së informacionit të klasifikuar.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sigurimi shtetit: 03/09/2025 10:39

    Qe jane kane bere gropen koleget e vet, kjo nuk do shume mendje. Sa per sekretin e leshit qe ka nxjerre, databasin e targave dhe gjendjes civile, nuk jane me sekret. Kliko ne google dhe i ka nxjerre iranianet sheshit o sigurimsa.

    Përgjigju
  • Iris: 03/09/2025 02:36

    Per fisheket qe nuk kane kurfare rendesie, u gjet shpjegimi edhe pse jo i sakte,po per dokumentet sekrete qe kane rendesi kombetare, cfare shpjegimi u dha,edhe keta /suvenir i harruar/ ishin?!

    Përgjigju
  • Pali: 02/09/2025 19:00

    Hmmm. Ligja penalle sikuru nuku ka “197/1” ka 197(a) por 1???; as 273/3 nuk ka, vetem 273! Dhe as “294/1”. Por me qesharakja kur “organi “ ka konludu perfundmisht qe boti ka kopju materiale e kjo shkel ligjen! Kur lexon ligjen, nenin 294 te KP, ajo kerkon “Tregimi, përhapja dhe informimi i fakteve, …”??! Hic nuk flet “organi “ per tregetim, perhapje apo informim!!! Kurse “marrja “ apo “kopjimi “ fare se permban ligja penalle! Cojini njerzit me ribe shkollen e ligjeve se late nam.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?