Një 39-vjeçar u arrestua në Fier të premten pasi mbante dhe shiste kanabis. Në banesën 39-vjeçarit E.K. në Libofshë të Fierit policia gjeti dhe sekuestroi 1 kg kanabis, një pjesë e të cilit i ndarë në 127 doza i gatshëm për t'u shitur, si dhe 62 fara kanabisi.
Policia njofton se E.K. është arrestuar edhe më përpara për shitje kanabisi, përkatësisht më 31 dhjetor të vitit 2021, ku policia i gjeti 3 kg kanabis në stanin në pronësi të tij.
Ndaj E. K. rëndon akuza për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike". Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.
Operacioni antidrogë i koduar “Libofsha” u krye nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Sektori Operacional ,në DVP Fier.