Armët e sekuestruara në banesën e 38-vjeçarit

Kronikë

Mbante në shtëpi armë zjarri e municion luftarak, arrestohet 38-vjeçari në Lezhë (EMRI)

5 Tetor, 13:04| Përditesimi: 5 Tetor, 13:06

  • Share

Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës i akuzuar për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Nga kontrollet në banesën e 38-vjeçarit i identifikuar si Bardhok Ndrejaj, banues në fshatin Pllanë, u gjetën dhe u sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, 1 pushkë, 1 armë gjahu dhe sasi municioni luftarak.

“Lezhë / Finalizohet operacioni policor i koduar “Befasia”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen 2 armë zjarri, 1 armë gjahu dhe municion luftarak.

Vihet në pranga poseduesi i tyre.

Në vijim të punës intensive për parandalimin dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje, Komisariati i Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”, ka siguruar informacion se një shtetas mbante armë zjarri pa leje.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të këtij informacioni, është finalizuar operacioni policor i koduar “Befasia”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

B. N., 38 vjeç, banues në fshatin Pllanë, Lezhë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë, 1 pushkë, 1 armë gjahu dhe sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

K.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?