Kylian Mbappe

Mbappe dërgon PSG-në në gjyq, kërkon shumën e majme

3 Shtator, 20:03| Përditesimi: 3 Shtator, 20:04

  • Share

Komisioni ligjor i Federatës Franceze të Futbollit, i kontaktuar nga Kylian Mbappe për mosmarrëveshjen e tij me PSG-në rreth pagave të prapambetura, do të mblidhet mëngjesin e 11 shtatorit. Sulmuesi që kaloi këtë verë te Real Madrid kërkon 55 milionë euro dëmshpërblim.

Kylian Mbappe dhe PSG do të takohen mëngjesin e 11 shtatorit para komisionit ligjor të LFP, shkruan L'Equipe. Ky i fundit u kontaktua në fund të gushtit nga Mbappe për pagat e prapambetura dhe shpërblime nga sezoni i kaluar me PSG-në.

Ish-kapiteni i skuadrës franceze dhe avokatët e tij kërkojnë 55 milionë euro nga PSG, teksa kujtojmë se lojtari e la i lirë këtë verë për t'iu bashkuar Real Madridit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?