Real Madrid ka vuajtur në Vigo, por ia ka dalë të marrë tri pikë me vlerë dhe pas fitores 1-2 kundër Celtas ka barazuar në krye të La Ligas Barcelonën me 24 pikë, paçka se katalanasit kanë një ndeshje për të luajtur.
Në "De Balaidos" sfida e javës së dhjetë u hap me golin e Kylian Mbappe pas 20 minutave lojë. Një pasim nga Camavinga u kontrollua bukur nga francezi që me të djathtë nga jashtë zone shënoi një gol spektakolar.
Të besuarit e Ancelottit "u drodhën" në minutën e 51-të kur Suedberg barazoi ndeshjen. Duhej e 66 minutë që Modric të dhuronte një pasim për Vinicius, me yllin e ekipit që shënoi dhe i dha tri pikë "Galaktikëve". Ndërkohë rekord për Luka Modric, që bëhet lojtari më i vjetër që ka luajtur për Real Madridin me 39 vite e 40 ditë mbi shpinë.
Barcelona dhe Real Madrid ndajnë kreun me 24 pikë, ndërsa djemtë e Hansi Flick luajnë të diel në shtëpi kundër Sevillas.