Kylian Mbappe, futbollist francez

Sport

Mbappe ‘hakmerret’ me anglezët: Po kthehen në shtëpi? Nuk është e mundur

12 Korrik 2018, 18:54| Përditesimi: 12 Korrik 2018, 19:01

  • Share

Spektator i interesuar për gjysmëfinalen Kroaci-Angli ka qenë futbollisti francez Mbappe i cili po priste të njihte kundërshtarin e tij në finalen e Moskës. Kombëtarja di Deschamps kishte luajtur një natë më parë me Belgjikën me rezultatin 1-0. Dhe në fund Franca do të përballet me Kroacinë, surprizën e madhe të këtij Botërori.

Anglia eliminohet në gjysmëfinale , si për kënaqësinë e lojtari të Paris Saint Germain. Në fakt Kylian Mbappe kohët e fundit tifozët anglezët po e sulmonin në rrjetet sociale dhe mesa duket francezit i ka ardhur momenti të hakmerret. Por si? Shumë thjesht duke publikuar një foto në Instagram ku shkruan:  Po kthehen në shtëpi ? Nuk është e mundur . Më vjen shumë keq sepse unë e dua Anglinë , por ata që më kanë shkruar budallallëqe me mesazh e meritonin këtë përgjigje' - ka shkruar futbollisti francez Mbappe.

Postimin i Mbappe në Instagram

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?