Sport

Mbappe në versionin ‘raketë’, kundër Monaco-s vrapoi më shpejt se Usain Bolt

22 Prill 2019, 17:17| Përditesimi: 22 Prill 2019, 17:27

  • Share

Me ‘tripletën’ kundër Monaco-s Kylian Mbappe u bë lojtari më i ri në “Ligue 1” që arrin kuotën e 30 golave në një sezon, por gjithsesi paraqitja e tij në këtë sfidë ka mahnitur më shumë se aq. Sipas mediave në Francë futbollisti 20-vjeçar në spritnin te goli i parë ka kapur shpejtësinë 38 km/h, më shumë se mesatarja e Usain Bolt në rekordin absolut që xhamajkani ka vendosur në 100 metra. 

Kujtojmë se shpejtësia më e lartë e Bolt në garën rekord ishte 44.72 km/h, ndërsa mesatarja 37.58 km/h.

Gjithsesi mbetet e vështirë për t’u konfirmuar nëse shpejtësia e Mbappe-s ka patur ato numra, por thuajse e sigurtë është se kampioni i botës me Francën në fund të sezonit do të fitojë ‘këpucën e artë’, pasi ndjekësi i tij më i afërt është Pepe i Lille, me 11 gola më pak.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?