Kronikë
Top 24

Mbarëvajtja e festave të fundvitit/ Policia e Shtetit plan masash, FNSH shpërndahet në të gjithë vendin

22 Dhjetor 2018, 13:17| Përditesimi: 22 Dhjetor 2018, 13:49

  • Share

Me rastin e Festave të Fundvitit, Policia e Shtetit ka ndërmarrë një plan  masash për të siguruar mbarëvajtjen e festave të fundvitit dhe në pritje të Vitit të Ri 2019. Albert Dervishaj, Drejtor i Rendit Publik, tha se pritet që të ketë rritje të numrit të shtetasve që hyjnë në vend. FNSH do të jetë në terren për të kapur autorët e ngjarjeve kriminale, si edhe do të shpërndahet në të gjithë vendin.

Pjesë nga deklarata e Albert Dervishajt:

Policia e Shtetit ka hartuar planet e masave dhe planet e veprimit në të cilat janë përcaktuar objektivat dhe detyrimet për strukturat e saj për këtë fundviti, nëpërmjet të cilave synohet:

- Rritja e sigurisë së komunitetit në të gjithë territorin

- Parandalimi i ngjarjeve kriminale, nëpërmjet kontrollit të plotë të territorit nga strukturat e Policisë

- Evidentimi dhe mbajtja nën kontroll i personave me precedent kriminal e penal, e automjeteve që përdorin apo ambienteve që frekuentojnë

- Rritja e efikasitetit të shërbimeve të Policisë në njohjen e situatës operative kriminale, nëpërmjet bashkërendimit dhe bashkëveprimit efektiv të strukturave

- Identifikimi dhe kapja e personave të ngjarjeve kriminale kundër jetës e pronës dhe personave në kërkim

- Sigurimi në kohë i informacioneve për parandalimin e ngjarjeve kriminale, planifikimi dhe zbatimi i masave për kapjen e autorëve të mundshëm dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore

- Rritjen e prezencës policore në akset kryesore rrugore, në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore dhe ngjarjeve kriminale

- Forcimi i masave për kontrollin ndaj subjekteve që tregtojnë fishekzjarrë duke bashkëpunuar me strukturat e tjera ligj zbatuese. 

Në këtë drejtim strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me institucionet e tjera të Task Forcës së krijuar me Urdhër të Përbashkët të Ministrit të Brendshëm, Ministrit të Mbrojtjes dhe Ministrit të Financave dhe Ekonomisë “Për ndalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve dhe përdorimin civil, që rrezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e qytetarëve” dhe në zbatim të detyrimeve që përcaktohen, do të ushtrojnë kontrolle për verifikimin e kushteve të prodhimit, të magazinimit dhe të përdorimit nga subjektet e licencuara për lëndët piroteknike dhe fishekzjarrët.

Strukturat e Policisë do të analizojnë dhe rivlerësojnë informacionet për identifikimin e autorëve të ngjarjeve kriminale kundër jetës dhe pronës, konfliktet për motive të ndryshme, për personat në kërkim, si dhe do të organizojnë operacione për kapjen e tyre, duke angazhuar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Gjithashtu janë hartuar Planet e Vendosjes së shërbimeve të Policisë Rrugore, me qëllim monitorimin e akseve kryesore rrugore kombëtare. Bazuar në informacione, do të organizohen shërbime të përbashkëta, të këtyre strukturave dhe do të mbështeten edhe nga Repartet e Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë, Fier, Shkodër për kontrollin e territorit dhe patrullime të përbashkëta, për qarkullimin e sigurtë të automjeteve dhe kapjen e personave objekt i këtij kontrolli.

Strukturat e Policisë kanë planifikuar masa për mbajtjen në kontroll të situatës së sigurisë, në veçanti në sheshe publike, Qendra Tregtare që frekuentohen nga numër i madh qytetarësh, lokale dhe restorante, apo sheshe ku do të organizohen aktivitete festive etj. Në veçanti nga DVP Tiranë, gjatë natës së nderimit të viteve janë planifikuar punonjës policie në terren, nga të cilët në Sheshin “Skënderbej”, ku do të festohet nata e ndërrimit të viteve dhe ku Bashkia e Tiranës organizon koncertin festiv, siguria është organizuar në bashkëpunim me të gjitha institucionet që kanë detyrime.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vajmedet: 22/12/2018 16:46

    Po rrogen e trembedhjete per keta njerez qe i perdorni si dhe sa ju do qejfi ku e keni? Oret suplementare, leket e rrobave, shperblimet qe po i sherbejne ketij vendi si askush tjeter? Haram ta keni sa te jete jeta,,, .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?