Fluksi i turistëve vijon të jetë i madh tregues se vera këtë vit do të jetë më e gjatë se zakonisht. Ministri i Brendshëm ishte në Durrës për të takuar strukturat e policisë së shtetit në këtë qytet si dhe për të përcjellë mesazhin për rëndësinë që ka rendi dhe që çdo turist apo pushues të ketë siguri .
“Ju kujtoj që sezoni është në kulmin e tij, sepse pushuesit do të vazhdojnë të frekuentojnë plazhet, dhe ndërkohë që jemi edhe në situatën që një pjesë e pushuesve përmes trageteve po kthehen nga Italia dhe vendet e tjera të Europës. Na duhet që kujdesin në të gjitha plazhet ta kemi me të njëjtin intensitet që e kemi pasur deri më tani. Të mos mendoni që pjesa më e rëndësishme e sezonit ka mbaruar” tha Balla gjatë takimit.
Duke marrë si shembull rastin e policit Redin Çaushaj i cili edhe pse ishte jashtë shërbimit ndërhyri për të shuar një sherr dhe mbeti i plagosur Balla vuri në dukje rëndësinë që forcat e policisë kanë në këtë sezon veror për të ndërhyrë për të parandaluar çdo konflikt.
“Dua ta marr këtë si një shembull që në detyrën tuaj, një prej gjërave që gjithmonë ka ndikuar, do ta quaja për keq, është ajo shprehja ç'më duhet mua! Unë mendoj që atë shprehje duhet t’ia lëmë të shkuarës. Por ne jemi dhe ju jeni këtu pikërisht për të ndërhyrë sa herë që të jetë e nevojshme dhe duhet t'i dalim përpara çdo lloj konflikti. E mora këtë si shembull për të thënë që edhe në këto dy - tre ditët e fundit, kemi pasur raste të caktuara konfliktesh, kishim në Tiranë, kishim dje në Kuçovë. Dhe ne na duhet të ndërhyjmë menjëherë. Meraku dhe porosia ime është që koha e mbërritjes tonë, sa herë që një qytetar thërret për ndihmë, duhet të shkurtohet sa më shumë. Dhe prandaj sa më shumë prezencë dhe sa më shumë ndërhyrje efikase”.
Ministri i Brendshëm la dhe një detyrë të rëndësishme për Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës
“Të kujtoj që edhe në Durrës kemi një numër të lartë të personave në kërkim, që janë gjithmonë një burim i një akti të rëndë tjetër kriminal. Prandaj ne duhet të rrisim sa më shumë vëmendjen dhe kontrollin tonë”
Balla e mbylli takimin duke u premtuar trajtim të duhur financiar për çdo punonjës policie, orët jashtë orarit apo problematika të tjera, që kanë ekzistuar prej vitesh të marrin një zgjidhje sa më të mirë të jetë e mundshme.
Ndërsa fluksi i turistëve vijon të jetë i madh polici ka një rol tepër të rëndësishëm për të siguruar mbarëvajtjen e këtij sezoni turistik.
Në një takim me strukturat e Drejtorisë së Policisë së Durrësit ministri i Brendshëm Taulant Balla kërkoi gadishmëri dhe prezencë më të madhe me qëllim që të ndërhyhet për të parandaluar çdo konflikt apo ngjarje të rëndë që mund të prishë imazhin e Shqipërisë dhe të frikësojë turistët.
Policisë së Durrësit Balla u kujtoi se kanë shumë persona që janë të rrezikshëm për shoqërinë dhe janë ende në kërkim
“Të kujtoj që edhe në Durrës kemi një numër të lartë të personave në kërkim, që janë gjithmonë një burim i një akti të rëndë tjetër kriminal. Prandaj ne duhet të rrisim sa më shumë vëmendjen dhe kontrollin tonë” tha ai.
E mor minister u bere si tahiri i grave,ngele perdite dike bredh sa ne nje komisariat sa ne nje tjeter,edhe drejtori i pergjithshem spo te ndjek me te ka lene sajmir boshnjak hajdutin me vete,ec ore bej punen tende si minister se nuk je shef rendi qe takon perdite policet po ik e nxirr akten nenligjore dhe jepi policeve leket e ushqimit dhe oret shtese sipas ligjit.
Përgjigjusa mire e ke thene, as met rrumbullaku spo e ndjek me... je minister i brendshem jo shef komisariati duke bere instruktazh me efektivat... nejse nshqiperi jetojme ca nuk do shohim
Zoti Balla! ato kan mendjen per te mbushur xhepat e tyre jo rendin qe eshte per toke.
Përgjigju