TIRANË - Presidenti i Republikës Bajram Begaj i kërkon Gjykatës Kushtetuese të sqarojë një herë e mirë situatën se si do të bëhet ripërtëritja e vetë Gjykatës këtë vit. Begaj i kujton Kushtetueses se në 2025-n duhet të ishin 3 gjyqtarët që do të ndërroheshin, përfshirë edhe mandati i Sonila Betjas, si emërtesë e Presidentit.
Përmes një kërkesë për ta vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, Presidenti kërkon sqarim kompetencash dhe i thotë se 3 gjyqtarët që sipas ligjit duhet të zëvendësohen brenda vitit 2025, janë Holta Zaçaj, Elsa Toska dhe Sonila Bejtja por nëse në rastin e gjyqtares Zaçaj, Gjykata e ka gjetur zgjidhjen, për dy të tjera ende nuk ka sqarim.
Presidenti i kujton Gjykatës Kushtetuese detyrimin për të krijuar qartësi të plotë rreth vendimmarrjes së saj, sikundër duhet të ishte zbatuesi i parë, i devotshëm dhe korrekt i vendimeve të veta.
“Në fakt, Gjykata ka preferuar që këtë përgjegjësi ta transferojë tek institucionet e tjera”, thekson presidenca.
Kërkesa e Presidentit të Republikës drejtuar Gjykatës Kushtetuese për përtëritjen e mandateve:
Gjykata Kushtetuese ka marrë në datën 23.12.2024 vendimin për deklarimin e mbarimit të mandatit për Gjyqtaren Kushtetuese, znj. Holta Zaçaj, me qëllimin për të mbrojtur dhe për të bërë të mundur përtëritjen e pjesshme të Gjykatës në intervale 3-vjeçare, sikurse kërkohet nga Kushtetuta.
Gjyqtarja Zaçaj u emërua në detyrën e Gjyqtarit Kushtetues në janar të vitit 2023, me një vonesë prej gati 6 vitesh nga momenti i krijimit të vakancës, shkaktuar nga rrethana të njohura dhe të pavarura prej saj.
Me vonesë nga momenti i krijimit të vakancës janë emëruar të gjithë gjyqtarët kushtetues pas vitit 2016, deri më sot.
Ligji për Gjykatën Kushtetuese përcakton se mandati i Gjyqtarit Kushtetues fillon në datën e kryerjes së betimit dhe mbaron, për gjyqtarët fillestarë, sipas rastit, tetë ose nëntë vjet më pas. Në kushtet e emërimit me vonesë të gjyqtarëve fillestarë, zbatimi i kësaj dispozite e asgjëson parimin e përtëritjes së pjesshme, si në vitin 2025, ashtu dhe në vitin 2028 apo në vitin 2031.
Në rastin e gjyqtares Zaçaj, Gjykata e ka gjetur zgjidhjen, duke lidhur fillimin e mandatit me datën kur ka përfunduar mandati i anëtarit pararendës të Gjykatës Kushtetuese dhe mbarimin e mandatit me afatin për përtëritjen e pjesshme të organit. Por, Gjykata nuk është shprehur nëse kjo zgjidhje vlen edhe për gjyqtarët e tjerë kushtetues, emërimi me vonesë i të cilëve prish mekanizimin për përtëritjen e trupës.
Përtëritja e pjesshme përfshin njëkohësisht tre mandate specifike. Që të ndodhë përtëritja e synuar nga Gjykata Kushtetuese për vitin 2025, duhet që arsyetimi i Gjykatës për përtëritjen të shtrihej edhe mbi dy mandatet e tjera që përkojnë me afatin e përtëritjes.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk e qartëson këtë aspekt, ndërkohë që afati për deklarimin e mbarimit të këtyre mandateve është ezauruar nga Gjykata pa veprime, duke vendosur në vështirësi organet e emërtesës.
Gjykata Kushtetuese ka patur detyrimin për të krijuar qartësi të plotë rreth vendimmarrjes së saj, sikundër duhet të ishte zbatuesi i parë, i devotshëm dhe korrekt i vendimeve të veta. Në fakt, Gjykata ka preferuar që këtë përgjegjësi ta transferojë tek institucionet e tjera.
Në kushtet e mosveprimit të Gjykatës, Presidenti i Republikës ka shfrytëzuar mundësinë e vetme që i njeh ligji, mundësinë e depozitimit të një kërkese për mosmarrëveshje kompetence, për të bërë që Gjykata Kushtetuese të zgjidhë në mënyrë të drejtë, gjithëpërfshirëse, kushtetuese dhe shteruese ngërçin e krijuar me mekanizmin e përtëritjes së pjesshme.
Presidenti i Republikës shpreson se në këtë mënyrë Gjykata Kushtetuese do të mund të sqarojë në mënyrë të plotë dhe përfundimtare se si duhet të jetë përtëritja e pjesshme e Gjykatës, që ajo të konsiderohet në përputhje me Kushtetutën.
Gjykata Kushtetuese duhet ta bëjë këtë sqarim, në mënyrë të tillë që të ketë vlerë për të gjithë gjyqtarët kushtetues aktualë, përndryshe nuk do ketë asnjë mundësi që të ndreqet deformimi i mekanizmit të përtëritjes dhe çdo ndërhyrje për shkurtimin e mandateve të caktuara, vetëm për një ose disa gjyqtarë, do të ishte në shkelje të hapur të Kushtetutës.
Bashkëlidhur këtij njoftimi po jepet për transparencë me publikun edhe teksti i kërkesës drejtuar Gjykatës Kushtetuese.
Lajmi ne perditesim...
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plote)
Presidenti i Republikës Bajram Begaj i kërkon Gjykatës Kushtetuese të sqarojë një herë e mirë situatën se si do të bëhet ripërtëritja e vetë Gjykatës këtë vit. Begaj i kujton Kushtetueses se në 2025-n duhet të ishin 3 gjyqtarët që do të ndërroheshin, përfshirë edhe mandati i Sonila Betjas, si emërtesë e Presidentit.
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili thotë se me këtë veprim Begaj po rreshtohet hapur në një krah me rrëmbyesit e Gjykatës Kushtetuese.
Presidenti behet pjesë aktive e rrëmbimit te Gjykates Kushtetuese!
Presidenti i Republikës ben kerkese per hapjen e vakances per Gjyqtaren kushtetuese Sonila Bejtja duke deklaruar kesisoj hapur rreshtimin ne nje krah me rrembyesit e Gjykates Kushtetuese.
Mandati i Bejtjes mbaron ne vitin 2028 sepse ajo zevendesoi Gjyqtarin Besnik Muçi, qe mori nje mandat te plote me dekret te Presidentit Meta.
Keshilli i Emerimeve ne Drejtesi ne vitin 2019 konfirmon ne menyre asgjesuese kete fakt, me dokumentin e shpalljes se rezultateve dhe pikeve pas shqyrtimit te kandidateve, qe konkuruan per kete MANDAT TË PLOTË!
Presidenti duhet te terhiqet menjehere nga kjo kerkese antiligjore dhe te mos kompromentoje me tej dhe me rende institucionin, qe perfaqson dhe qe ka detyre te zbatoje Kushtetuten dhe ligjin dhe te mos i sherbeje rrembimit dhe asgjesimit te Gjykates Kushtetuese.
Presidenti i Republikës Bajram Begaj i kërkon Gjykatës Kushtetuese të sqarojë një herë e mirë situatën se si do të bëhet ripërtëritja e vetë Gjykatës këtë vit. Begaj i kujton Kushtetueses se në 2025-n duhet të ishin 3 gjyqtarët që do të ndërroheshin, përfshirë edhe mandati i Sonila Betjas, si emërtesë e Presidentit.
Për partinë Demokratike Bajram Begaj thotë se nuk ka surprizuar askënd për rolin e tij si ushtar i bindur i Edi Ramës. Bardhi e quajti “akt të pashembullt” të Presidentit, në emër, sipas tij, dhe për llogari të kryeministrit, për të kapur Gjykatën Kushtetuese.
Akti i pashëmbullt i Bajram Begajt, në emër dhe për llogari të Edi Ramës, për të kapur 100 % Gjykatën Kushtetuese, është jo vetëm i dënueshëm, por edhe i papranueshëm.
Kushtetuta qartësisht i ka dhënë gjyqtarëve në detyrë një mandat të plotë 9 vjeçarë, që nuk mund të cenohet në asnjë rrethanë pas fillimit të detyrës. Cënimi i mandateve nënkupton cenimin e vetë pavarësisë së Gjykatës dhe parimeve themelore të shtetit të së drejtës.
Me aktin e sotëm Bajram Begaj nuk ka surprizuar askënd për rolin e tij si ushtar i bindur i Edi Ramës, por guximi i tij për të shkuar deri tek hedhja në erë e Kushtetutës vetëm që Edi Rama ta rrëmbejë Gjykatën Kushtetuese 100 %, është përtej pritshmërisë së shërbimeve edhe nga ushtari me gradën më të ulët.
Duke dënuar me forcë aktin e sotëm të Bajram Begajt, apeloj që kjo lojë që rrezikon legjitimitetin e vetë Gjykatës Kushtetuese, të ndalet menjëherë.