Kronikë

Mbarojnë trajnimin, të hënën nisin zyrtarisht punën 28 hetuesit e BKH

6 Gusht 2021, 12:52| Përditesimi: 6 Gusht 2021, 12:54

  • Share

28 hetuesit e BKH kanë përfunduar trajnimin, ndërsa do të fillojnë zyrtarisht detyrën të hënën, 9 gusht. Ceremonia e dorëzimit të detyrës u zhvillua në Durrës ditën e sotme, ku të pranishëm ishin kreu i SPAK, Arben Kraja dhe drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj.

28 hetuesit e BKH-së zhvilluan në Romë trajnimin intensiv dhe të specializuar nga DIA italiane (Drejtoria e Antimafias) për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.

Rrugëtimi i hetuesve të BKH filloi me procesin e përzgjedhjes gjatë përfshin teste të logjikës së arsyetimit, testin fizik, hartimin e esesë, intervistën e strukturuar, si dhe një verifikim të gjerë të figurës.

BKH është një i institucion i ri i dalë nga reformën në drejtësi dhe është pjesë e SPAK për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Aktualisht BKH ka 28 hetues, nga 60 që duhet të jenë në total.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?