Roberto Mancini, trajneri i Italisë

Mbaron dashuria, Italia drejt 'divorcit' me Mancinin! Dy klube pas trajnerit

28 Mars 2023, 17:01
  • Share

Kombëtarja e Italisë është duke menduar për t'u shkëputur me trajnerin Roberto Mancini. Sipas La Repubblica, drejtuesit e Federatës kërkojnë të ndryshojnë klimën në ekip, teksa edhe Mancini ka kritikuar të tijtë për pjesën e dytë kundër Maltës në kualifikueset e Euro 2024, paçka fitores.

Dështimi për të shkuar në Botëror duket se lëkundi pozitat e Mancinit, ndërsa edhe humbja me Anglinë pak ditë më parë ka trazuar ujërat në kampin e të kaltërve. E ardhmja e trajnerit duket se është larg Italisë, më konkretisht në dy shtete.

PSG në Francë po mendon që të shkëputet nga Galtier në fundin e sezonit, teksa po sheh mundësinë që të afrojë trajnerin kampion Evrope në stol, kjo pas dështimit të tyre në Champions League.

Opsioni tjetër është Tottenham, me Spurs që ende nuk e kanë një trajner përfundimtar dhe gjasat janë që të ketë një ofertë për Mancinin, që shihet si zëvendësuesi i Contes së shkarkuar.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?