Ardhja e afganëve të parë në Kosovë

Kosova & Rajoni

Mbërrijnë 130 afganët e parë në Kosovë, u nisën nga baza e NATO-s në Gjermani

29 Gusht 2021, 20:31| Përditesimi: 29 Gusht 2021, 22:57

  • Share

Kosova ka pritur ditën e sotme grupin e parë të afganëve që do të strehojë pas marrjes së pushtetit nga talebanët në Afganistan. Avioni me 130 afganë është nisur nga baza e NATO-s në Gjermani dhe kanë mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” mbrëmjen e sotme.

Autoritetet thanë se shumica e afganëve, që kanë mbërritur në Kosovë, janë gra, fëmijë e pleq dhe janë familjarë të kontraktorëve që kanë punuar për misionin e NATO-s. Afganë pritet të strehohen në një kamp, që është përdorur nga një kompani private, që gjendet në afërsi të kampit “Bondsteel” të ushtrisë amerikane në Kosovë.

Kosova priten të strehojë rreth 2 mijë afganë, ndërsa qëndrim i tyre pritet të zgjasë për një vit dhe më pas t'u drejtohen SHBA-së. Kosova do t'u ofrojë mbrojtje të përkohshme për ta.

SHBA-të kanë shprehur falënderimin për Kosovës për pritjen që po u bëhet refugjatëve afganë të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan.

Edhe në Shqipëri prej tre ditësh po vijojnë të vijnë avionë me afganë që do të strehohen këtu për një periduhë 1 vjeçare, ndërsa kush do të dëshirojë mund të rrijë përgjithmonë. Aktualisht në Shqipëri kanë ardhur 457 afganë, të cilët janë strehuar në dy hotele në Durrës dhe në Qytetin Studenti, ndërsa pritet që të strehojmë deri në 4 mijë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?