Anija me mbetje, duke pritur ankorimin dhe dokumenti i Prokurorisë Durrës për sekuestrimin

Mbërrijnë në Durrës 2100 tonë mbetje të dyshuara të rrezikshme! Urdhri i Prokurorisë: 102 kontejnerët të mos hapen! Të monitorohen 24 orë me kamera (DOKUMENTI)

28 Tetor, 09:21| Përditesimi: 28 Tetor, 09:54

  • Share

Shqiptarja.com dhe Report Tv sigurojnë vendimin që Prokuroria e Durrësit ka firmosur. Kërkesa mban datën 26 tetor 2024.

Në shkresë thuhet:

“Të merren masa që sendet e sekuestruara, të depozitohen në një vend të sigurtë si përsa i përket sigurisë mjedisore dhe asaj fizike, nëpërmjet monitorimit të kamerave 24 orë. Sendet e sekuestrua të mbahen në gjendjen që janë, pa u proceduar me hapjen e tyre. Durrës, më 27/10/2024".

Dokumenti
"Bashkëlidhur me këtë shkresë, po ju dërgojmë për ekzekutim Vendimin e Prokurorit datë 26.10.2024 për sekuestrimin e konteniereve në lidhje me proçedimin penal nr.1596/2024. Të gjithë subjeketet e ngarkuara me zbatimin e këtij vendimi të nënshkruajnë në procesverbalin e sekuestrimit, në të cilin të përshkruhen në mënyrë të detajuar të gjitha veprimet që do kryhen në ekzekutim të vendimit dhe përshkrimi i saktë i sendeve.
Të merren masa që sendet e sekuestruara të depozitohen në një vënd të sigurtë si përsa i përket sigurisë mjedisore dhe asaj fizike, nëpërmjet monitorimit të kamerave 24 orë. Sendet e sekuestrua të mbahen në gjendjen që janë pa u proceduar me hapjen e tyre. Praktika e mbajtur për ekzekutimin të dërgohet menjëherë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës".

Prokuroria e Durrësit i kishte nisur hetimet e ngjarjes prej datës 21 Gusht e këtij viti dhe ishte në pritje të kthimit të ngarkesës.

Dokumenti i Prokurorisë për sekuestrimin e kontejnerëve dhe nisjen e procedurave


Lajmi kryesor:

Anija me 2100 tonë mbetje të dyshuara të rrezikshme në Durrës, pret në radën e jashtme! Prokuroria sekuestrohen 102 kontejnerët: Monitorim 24 orë! Rrjeti i Bazelit: Zbuloni origjinën (VIDEO)


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?