Mbërrijnë në qarkun e Beratit materialet zgjedhore,matetialet po shpërndahen nën masa të rrepta sigurie,të shoqëruara nga mjetet e ushtrisë dhe forcat e policisë në 6 KZAZ-të e qarkut.
Kanë mbërritur sot në qarkun e Beratit materialet zgjedhore për zgjedhjet parlamemtare të 11 majit. Matetialet zgjedhore kanë mbërritur nën masa të rrepta sigurie,të shoqëruara nga mjetet e ushtrisë dhe forcat e policisë.Po nën këto masa,materialet zgjedhore po shpërndahen në 5 bashkitê e qarkut,në bashkitë: Berat,Kuçovë, Dimal,Poliçan dhe Skrapar.
Qarku i Beratit ka 6 KZAZ, 2 ka bashkia Berat, 1 bashkia Kuçovë, 1 bashkia Dimal, 1 bashkia Poliçan dhe 1 bashkia Skrapar.Pas mbërritjes së materialeve zgjedhore, forca të policisë së DVP-së Berat do të qëndrojë në gatishmëri të plotë për ruajtjen e tyre,deri në momentin e shpërndarjes në të gjitha qendrat e votimit të qarkut Berat.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet/ Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në KZAZ-të e qarqeve Korçë, Vlorë dhe Berat
H.K/ReportTv.al