Foto nga mbërritja e dozave të vaksinës Pfizer në Rinas

Kronikë

Mbërrijnë në Rinas 11,700 vaksina Pfizer kundër COVID, Rama: Në total mbi 967 mijë

14 Qershor 2021, 22:36| Përditesimi: 14 Qershor 2021, 22:53

  • Share

Kanë mbërritur në aeroportin "Nën Tereza" në Rinas 11,700 vaksina Pfizer. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili shkruan ën Facebook se numri total i vaksinave të mbërritura në vend ka shkuar në mbi 967 mijë

"Aeroporti “Nënë Tereza” - 11,700 vaksina Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke kaluar mbi 967 mijë sasinë e vaksinave të mbërritura deri tani", shkruan Rama.

Kjo është ngarkesa e dytë me vaksina kundër COVID që mbërriti sot në vend, ku paradite erdhën 20 mijë doza të AstraZeneca, dhuratë e qeverisë së Greqisë.

Deri tani në vendin tonë janë kryer në total 836,430 doza, prej tyre 332,173 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës ndaj COVID19.

Ndërkohë, pandemia në vend duket se po shkon drejt fundit, ku në 24 orët e fundit u regjistruan vetëm 2 raste të reja infeksioni dhe asnjë viktimë.

Ora 11:11
Manastirliu: Mbërrijnë 20 mijë doza të vaksinës Astrazeneca, mirënjohje qeverisë greke për mbështetjen

Kanë mbërritur në Aeroportin Nënë Tereza 20 mijë doza të vaksinës Astrazeneca, dhuratë e  qeverisë së Greqisë për Shqipërinë. 

Vaksinat u pritën në aeroport nga zëvendësministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini dhe ambasadorja e Greqisë Sofia Philippidou.

Lajmin e mirë e ka bërë me dije ministrja e shëndetësisë, Ogerta Mnastilriu përmes një postimi në rrjetin e saj social e cila ka shprehur mirënjohjen Greqisë për mbështetjen, duke shtuar se qeveria shqiptare do të vijojë angazhimin pa u ndalur me planin e vaksinimit për mbrojtjen e jetës së çdo qytetari.

Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 956,250 doza të vaksinës anti-COVID dhe janë kryer në total 836,430 doza, prej tyre 332,173 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës ndaj COVID19.

Në fillim të muajit, qeveria greke premtoi se do të dhuronte 20 mijë vaksina kundër COVID-19 për Shqipërinë dhe 20 mijë për Maqedoninë e Veriut.

Në po të njëjtën ditë, edhe Bullagaria ka premtuar se do të dhurojë 150 mijë doza të AstraZenca për 4 vende të Ballkanit Perëndimor, mes tyre edhe Shqipëria, por ende nuk dihet specifikisht koha në të cilën këto doza do të mbërrijnë në vend.

Komento

Komente

  • Ligji: 15/06/2021 06:37

    Ne nje shtet te se drejtes dhe normal, foto te tilla nuk behen nga skuthat e Ballukut ne Rinas dhe keto Rames dhe ky keyepyka e transmeton sikur e ka te plakut te vet. Pika qe su bie o abuzues

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?