Këtë të enjte kanë mbërritur 12 375 vota nga diaspora, duke e çuar gati 170 mijë numrin e pakove zgjedhore që kanë mbërritur deri më tani nga jashtë.19 900 zarfe ende nuk janë shpërndarë te votuesit. Ndërsa 56 mijë fletë votimi, që zgjedhësit i kanë marrë, nuk i kanë kthyer ende.
Nga kjo dërgesë, 8 000 zarfe ishin nga Greqia, duke e rritur numrin e votave nga diaspora jonë atje, por prapë ngelet një numër i lartë zarfesh të pakthyera ende, plot 30 mijë.
Gazetarja Esiona Konomi raporton se përveç Greqisë, pakot me zarfet zgjedhore nëpër botë që nuk do të shpërndahen dot deri sot në darkë, do të kthehen në Shqipëri. Greqia, për shkak të problemeve të mëdha dhe afërsisë gjeografike, do të ketë një shans për të shpërndarë zarfet deri të premten për qytetet e mëdha, si Athina apo Selaniku.
Për Greqinë veriore, qytete si Janina apo Larisa, do të jetë një mundësi e fundit edhe të shtunën në drekë. Kështu ndryshe nga ana tjetër e botës, DHL mund të përdorë transport tokësor, për të futur në doganën shqiptare fletët e votimit, brenda afatit të së dielës, në orën 19:00 kur mbyllet edhe procesi i votimit në Shqipëri.
Greqi 31,697 ose 12.9%
Gjermani 19,334 ose 7.9%
SHBA 15,108 ose 6.1%
Mbretëria e Bashkuar 10,253 ose 4.2%
Franca ose 3,568 1.5%
Kanada ose 2,691 1.1%
Fier 21,025 ose 8.5%
Durrës 17,945 ose 7.3%
Elbasan 15,157 ose 6.2%
Vlorë 12,300 ose 5.0%
Shkodër 11,877 ose 4.8%
Korçë 11,712 ose 4.8%
Lezhë 9,811 ose 4.0%
Berat 9,768 ose 4.0%
Dibër 6,569 ose 2.7%
Gjirokastër 4,743 ose 1.9%
Kukës 2,560 ose 1.0%
Komente

Ndonjehere Shqiperia te cudit. Votim me ane te postes ne nje shtet i cili mban ne fuqi ligjin e luftes ndaj nesh, ne nje shtet me agjenture qe punon fuqishem kunder nesh! Pse nuk i organizuam zgjedhjet ne ambasada dhe konsullata - ambjente te cilat mund t’i kontrollonim vete?! Cfare mekanizmi ka aktualisht per te siguruar se sherbimi informativ grek nuk nderhyn ne votat e derguara me post, ne mbeshtetje te mikut te tyre Sali Berisha?
Përgjigju