Anija “USS Mount Whitney” e Flotës Ushtarake Amerikane, ka mbërritur në në Durrës, në Porto Romano.
Ambasada Amerikane në Tiranë shkruan se kjo është ndalesa e parë e një anije luftarake amerikane në Porto Romano.
“Mirë se vjen në Shqipëri, USS Mount Whitney! Kjo është ndalesa e parë e një anijeje luftarake amerikane në Porto Romano. Mirëpresim këtë fazë të re në modernizimin ushtarak të Shqipërisë dhe këtë hap të radhës në partneritetin e fortë mes vendeve tona”, shkruan ambasada e SHBA.
USS Mount Whitney është një Anije Komanduese Amfibe e Marinës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe shërben si anija kryesore e Flotës së Gjashtë të SHBA-së.
Kjo anije mbështetur operacionet detare dhe diplomacinë detare në Detin Mesdhe, Detin Baltik dhe detet e Afrikës.
Ekuipazhi i anijes marinarësh amerikanë dhe marinarë civilë nga porti i saj në Gaeta, të Italisë.
Ajo është e pajisur me sisteme të avancuara komandimi, kontrolli, komunikimi dhe inteligjence, që komandon dhe kontrollon operacionet detare.
Komente
