Kronikë

Mbërrin në Durrës anija luftarake amerikane ‘USS Mount Whitney’! Ambasada e SHBA: Fazë e re e modernizimit ushtarak të Shqipërisë (VIDEO)

9 Shtator, 20:27| Përditesimi: 9 Shtator, 20:32

  • Share

Anija “USS Mount Whitney” e Flotës Ushtarake Amerikane, ka mbërritur në në Durrës, në Porto Romano.

Ambasada Amerikane në Tiranë shkruan se kjo është ndalesa e parë e një anije luftarake amerikane në Porto Romano.

“Mirë se vjen në Shqipëri, USS Mount Whitney! Kjo është ndalesa e parë e një anijeje luftarake amerikane në Porto Romano. Mirëpresim këtë fazë të re në modernizimin ushtarak të Shqipërisë dhe këtë hap të radhës në partneritetin e fortë mes vendeve tona”, shkruan ambasada e SHBA.

USS Mount Whitney është një Anije Komanduese Amfibe e Marinës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe shërben si anija kryesore e Flotës së Gjashtë të SHBA-së.

Kjo anije mbështetur operacionet detare dhe diplomacinë detare në Detin Mesdhe, Detin Baltik dhe detet e Afrikës.

Ekuipazhi i anijes marinarësh amerikanë dhe marinarë civilë nga porti i saj në Gaeta, të Italisë.

Ajo është e pajisur me sisteme të avancuara komandimi, kontrolli, komunikimi dhe inteligjence, që komandon dhe kontrollon operacionet detare.

 

 

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Masakra me 2 viktima në Shkodër, sa të sigurt ndiheni?