Peticioni ”Drejtësi për Jonadën”

Mbërrin në Durrës peticioni 'Drejtësi për Jonadën', qytetarët mblidhen për ta nënshkruar

11 Gusht 2022, 11:36| Përditesimi: 11 Gusht 2022, 11:42

  • Share

Ka mbërritur në Durrës peticioni për shkarkimin e Ministrave Bledi Çuçi, Mirela Kumbaro dhe Drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, nisur nga vdekja e 7-vjeçares Jonada Avdia në Himarë.

Në qendrën e Durrësit, qytetarët po nënshkruajnë peticionin në mbështetje të nismës për mbajtjen e përgjegjësisë nga ana e 3 zyrtarëve. Firmosja e këtij peticioni nisi të mërkurën, në Shkodër.

Peticioni vjen pas protestave të qytetarëve të cilët kërkuan drejtësi për Jonada Avdian, e cila humbi jetën nga goditja me skaf në plazhin e Potamit.

Ky peticion ishte një vendim i marrë në protestën e dytë të zhvilluar në Tiranë. Ai vjen pas ngjarjes tragjike, ku polici Arjan Tase goditi për vdekje 7-vjeçaren, Joanada Avdia.

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?