Anija e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara Trenton (T-EPF 5) ka mbërritur në Durrës këtë javë për një vizitë të planifikuar në port.
Në një njoftim të ambasadës së SHBA-së në Tiranë thuhet se vizita në portin e Durrësit nxjerr në pah fuqinë e partneritetit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes, teksa dy vendet tona punojnë së bashku për një Europë të qëndrueshme, të sigurt dhe të begatë. Ambasada e SHBA-së thotë se detarët dhe marinarët civilë në bordin e Trenton presin me kënaqësi të njohin kulturën e Shqipërisë, pamjet historike dhe mikpritjen e ngrohtë të aleatit tonë në NATO.
'Mirë se vjen në Shqipëri, USNS Trenton! Anija e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara Trenton (T-EPF 5) mbërriti në Durrës këtë javë për një vizitë të planifikuar në port. Vizita në portin e Durrësit nxjerr në pah fuqinë e partneritetit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes, teksa dy vendet tona punojnë së bashku për një Europë të qëndrueshme, të sigurt dhe të begatë. Detarët dhe marinarët civilë në bordin e Trenton presin me kënaqësi të përjetojnë kulturën e Shqipërisë, pamjet historike dhe mikpritjen e ngrohtë të aleatit tonë në NATO.'- thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-së.
USNS Trenton është një anije me shpejtësi të lartë, me tërheqje të cekët, me aftësinë për të ofruar njësi të gatshme operacionale. Ajo mbështet në mënyrë fleksibël një gamë të gjerë misionesh, humanitare, ndihmën ndaj fatkeqësive, bashkëpunimin për sigurinë dhe ndërgjegjësimin e fushës detare.
Ajo ka si ekuipazh marinarë civilë, me personel ushtarak që niset siç kërkohet nga misioni.