Politikë

Mbërrin në Tiranë ambasadori i ri i Italisë, Fabrizio Bucci: Na presin muaj me aktivitete dhe angazhime të shumta

8 Janar 2020, 20:48| Përditesimi: 8 Janar 2020, 20:53

  • Share

 Ka mbërritur në Tiranë, ambasadori i ri italian, Fabrizio Bucci. Ai ka zgjedhur që në këtë ditë të parë të punës në Shqipëri të përcjellë edhe një mesazh, ku është shprehur se e presin muaj me aktivitete dhe angazhime të shumta për të forcuar marrëdhëniet midis Italisë dhe Shqipërisë.

"Menjëherë në punë për Sistemin Italian në Shqipëri, na presin muaj me aktivitete dhe angazhime të shumta për të forcuar marrëdhëniet midis dy Vendesh që kanë qenë gjithmonë të veçantë për njëri-tjetrin." tha Bucci.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Italisë në Shqiëpri ku i ka uruar edhe mirëseardhjen ambasadorit.

"I urojmë mirëseardhjen Ambasadorit të ri të Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci!" shkruan Ambasada italiane në Tiranë.

Fabrizio Bucci  do të zëvendësojë Alberto Cutilo si i përzgjedhur nga qeveria italiane për të marrë detyrën si ambasador në Shqipëri. Bucci ka qenë nëndrejtor në Drejtorinë e Përgjithshme për Integrimin Europian në Ministrinë e Jashtme Italiane.

Komento

Komente

  • Augusto: 09/01/2020 14:37

    Arberesh me origjine nga Bubqi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?