Kronikë

Mbërrin vera?! Turistët kosovarë dynden drejt Durrësit, radhë të gjata në Kukës

27 Prill 2018, 13:21| Përditesimi: 27 Prill 2018, 14:50

  • Share

Temperaturat e larta, që kanë shoqëruar ditët e fundit të muajit prill, kanë bërë që të rritet numri i turistëve në zonat bregdetare. Ditën e sotme, një numër i madh turistësh nga Kosova i janë drejtuar vendit tonë për të kaluar fundjavën në Durrës.

Kjo ka shënuar një fluks të madh në hyrje të doganës së Morinës, Kukës, prej ku po punohet me katër sportele. Ndërkohë, radhët e gjata në doganë kanë bërë që qytetarët të presin deri në 40 minuta për të kaluar.

Kosovarët janë ankuar për pritjet e gjata, duke thënë se dy qeveritë duhet të marrin masa për lehtësimin e lëvizjeve gjatë sezonit turistik. Deri më tani, mbi 700 automjete të vogla kanë hyrë në Shqipëri, pa llogaritur autobusët, që kanë qenë në numër t ëkonsiderueshëm. Fundjava është parashikuar me temperatura të larta, çka pritet të sjellë fluks edhe dy ditët në vazhdim.


(Radhët në doganën e Morinës)

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?