Një shtetas turk u kap në Sarandë me pasaportë false pasi zbriti nga trageti i linjës që vinte nga Korfuzi. 38-vjeçari turk M.K, u arrestua më 20 gusht pasi pasaporta e tij rezultoi false dhe në emër të një shtetasi tjetër turk që e kishte deklaruar pasaportën e humbur. Pas verifikimeve rezultoi gjithashtu se 38-vjeçari turk ishte shpallur në kërkim nga Interpol Ankara.
Shtetasi turk u justifikua se e kishte deklaruar pasaportën e humbur por e kishte gjetur serish, por pas komunikimit të policisë me Interpol Ankara rezultoi se ajo pasaportë ishte lëshuar për një tjetër person dhe jo për 38-vjeçarin.
Shtetasi turk u arrestua dhe më 24 gusht dhe gjatë seancës gjyqësore u la i lirë me kusht që të mos largohet nga vendit nga gjyqtarja Alban Vecani, kundrejt një pagese prej 1 milion lekë.