Sekretari Amerikan i Shtetit, James Baker dhe bashkëshortja e tij

I pari Sekretar Amerikan i Shtetit që vizitoi vendin pas rrëzimit të diktaturës, mbërritja e James Baker në Shqipëri restaurohet në formatin 4K

18 Shkurt, 07:14| Përditesimi: 18 Shkurt, 07:32

  • Share

Mbërritja e Sekretarit Amerikan të Shtetit, James Baker në Shqipëri në 22 qershor të vitit 1991 është restauruar në format 4K nga Arkivi Qendror Shtetëror i filmit si një prej fakteve historike për vendin tonë.

Mbërritja e Baker, ishte një moment shpresëdhënës për popullin shqiptar që sapo kishte dalë nga diktatura 50 vjeçare. Lajmin e restaurimit e bëri me dije ministri për Ekonominë Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘X’.

“Mbërritja e Sekretarit Amerikan të Shtetit, James Baker, në Shqipëri më 22 qershor 1991 u shndërrua në një moment shpresëdhënës për një ndryshim të madh pas diktaturës 50-vjeçare. Restauruar me kujdes në 4K nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, si një fakt historik”- shkruan Gonxhja.

Restaurimi i pamjeve të kësaj vizite historike vjen pak ditë pasi vendi ynë është vizituar nga një tjetër Sekretar Amerikan i Shtetit, Antony Blinken që theksoi rëndësinë e Shqipërisë si një partner kryesor i SHBA-ve në rajonin e Ballkanit.

 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?