TIRANË - Deputeti socialist Petro Koçi ka reaguar në rrjetet sociale duke shprehur mbështetjen e tij të palëkundur për SPAK dhe drejtësinë e re, por njëkohësisht ka ngritur shqetësime mbi qasjen e institucionit në trajtimin e krimeve zgjedhore.
'Kam qenë dhe mbetem mbështetës politik i palëkundur i SPAK dhe drejtësisë së re. Jam haptazi, pa kurrfarë hezitimi, pro dënimit të rreptë të çdo hajduti votash apo financash. Të cilësdo partie në vend. Të çfarëdo niveli qoftë! Por më duket se me deklarimet e fundit diçka nuk shkon me politikën e institucionit. Krimet zgjedhore duhen ndëshkuar ashpër dhe pa asnjë kompromis. Zgjedhjet e pastra janë jetike për një demokraci përfaqësuese të pakompromentuar nga shitblerja e votës, manipulimet apo presionet e çdo lloji mbi zgjedhësit.'
Koçi thekson se është pro ndëshkimit të ashpër të çdo hajduti votash apo financash, pa marrë parasysh përkatësinë politike apo nivelin e pushtetit. Megjithatë, ai ngre dyshime mbi deklaratat e fundit të SPAK dhe thekson se procesi i ndëshkimit të krimeve zgjedhore nuk mund të kthehet në një mekanizëm kontrolli mbi partitë politike.
'Por më duket se më deklarimet e fundit diçka nuk shkon me politikën e institucionit. Krimet zgjedhore duhen ndëshkuar ashpër dhe pa asnjë kompromis. Zgjedhjet e pastra janë jetike për një demokraci përfaqësuese të pakompromentuar nga shitblerja e votës, manipulimet apo presionet e çdo lloji mbi zgjedhësit. Për të parandaluar, goditur dhe ndëshkuar çdo perpjekje të çdo ngjyrë politike që ndot apo fëlliq standartet ligjore zgjedhjesh të ndershme duhet vullnet, profesionalizëm dhe angazhim i fortë institucionesh ligjzbatuese ku përfshihen policia, KQZ, prokuroritë, gjykatat dhe SPAK.'
Sipas tij, sulmet ndaj reformës dhe SPAK do të gjejnë më shumë mbështetje nëse institucioni nuk ruan një balancë të duhur dhe profesionalizëm në veprimet e tij. "Republika jonë është parlamentare, këtë nuk e luan topi. Por jo një Republikë e një grushti njerëzish jashtë çdo vetëkontrolli dhe të pazgjedhur nga populli", shkruan Koçi.
Ai përmbyll reagimin e tij duke thënë se "armiqtë e SPAK luten për gabimet e tij", ndërsa ai vetë shpreson që këto gabime të shmangen dhe institucioni të vazhdojë të forcohet.
Reagimi i plotë e Petro Koçit:
Kam qenë dhe mbetem mbështetës politik i palëkundur i SPAK dhe drejtësisë së re. Jam haptazi, pa kurrfarë hezitimi, pro dënimit të rreptë të çdo hajduti votash apo financash. Të cilësdo partie në vend. Të çfarëdo niveli qoftë! Por më duket se me deklarimet e fundit diçka nuk shkon me politikën e institucionit. Krimet zgjedhore duhen ndëshkuar ashpër dhe pa asnjë kompromis. Zgjedhjet e pastra janë jetike për një demokraci përfaqësuese të pakompromentuar nga shitblerja e votës, manipulimet apo presionet e çdo lloji mbi zgjedhësit.
Por më duket se më deklarimet e fundit diçka nuk shkon me politikën e institucionit. Krimet zgjedhore duhen ndëshkuar ashpër dhe pa asnjë kompromis. Zgjedhjet e pastra janë jetike për një demokraci përfaqësuese të pakompromentuar nga shitblerja e votës, manipulimet apo presionet e çdo lloji mbi zgjedhësit. Për të parandaluar, goditur dhe ndëshkuar çdo perpjekje të çdo ngjyrë politike që ndot apo fëlliq standartet ligjore zgjedhjesh të ndershme duhet vullnet, profesionalizëm dhe angazhim i fortë institucionesh ligjzbatuese ku përfshihen policia, KQZ, prokuroritë, gjykatat dhe SPAK.
Edhe partite politike, kandidatet apo zgjedhesit kane nje rol aktiv denoncimi dhe aktivizimi te agjensive ligjzbatuese.
Por ky proces nuk mund te konceptohet dhe administrohet si mbikqyrje dhe kontroll mbi partite politike.
Ne rast se do katandisej keshtu atehere armiqte e reformes dhe te SPAK do fitonin nje argument madhor per ti sulmuar jo pa besueshmeri keto institucione jetike.
Republika jone eshte parlamentare. Kete nuk e luan topi.
Nje Republike e re me SPAK ama!
Por jo nje Republike e nje grushti njerezish jashte cdo vetekontrolli te pazgjedhur nga populli.
Ata qe nga jashte apo brenda tij duan ta shkrijne SPAK un luten per gabime te tij.
Une lutem qe gabimet te shkrihen dhe SPAK te lartesohet me tej.
Komente

Ju jeni /beni si them une,por mos beni si bej une/! Keni akuzuar opoziten per shit-blerje votash,por se keni menduar qe drejtesia do ju kontrollonte nje dite dhe veprimet/fushaten tuaj.Nese beni fushate te ndershme,nuk keni pse i trembeni kontrollit te SPAK-ut.SPAK ka perkrahjen e gjithe shqiptareve per kete.
PërgjigjuO Petro Koci bejeni fushaten pa presione dhe pa manipulime? Pse keni frike? Kush manipulon me voten duhet te shkoje ne burg!!!! Mos kini frike kush eshte ne rregull me ligjin o hajduta!!!
Përgjigju