‘Mbështesim kërkesat e futbollit’, sekretari i federatës së basketbollit: Qeveria s’na kthen përgjigjje për nisjen e aktivitetit

12 Tetor 2020, 17:04| Përditesimi: 12 Tetor 2020, 17:06

  • Share

Sekretari i Federatës së Basketbollit në Shqipëri, Korab Llazani, ka ngritur sot zërin në lidhje me mos reagimin e qeverisë për kërkesën e tyre për të nisur aktivitetin, pasi siç dihet që prej sezonit të kaluar kur u ndërpre për shkak të koronavirusit ata nuk kanë shkelur më në parket.

Kjo pasi qeveria ende nuk i lejon lojrat që bëhen në salla të mbyllura dhe një prej tyre është edhe basketbolli. Sipas Llazanit do të kishte qenë e mira sikur të kishte një përgjigjje qoftë edhe negative.

“Shqetesimi ynë kryesor është indiferenca ndaj kthimit të përgjigjes, qoftë dhe negative nga ministria dhe Komisioni Teknik i Covid 19.

Gjendemi përpara një skandali, jo vetëm profesional, por edhe ndërkombëtar, pasi FIBA ka sjellë datat e aktiviteteve ndërkombëtare, por ne nuk kemi as ku përgatitemi, jo më të marrim pjesë. Nuk e kuptojmë guximin e hekurt të autoriteteve shëndetësore për të mos kthyer përgjigje. Nuk besojmë se pallatet e sportit ne Shqipëri janë vatrat e rrezikshme europiane apo botërore të Covid-it, apo të jemi ne Whuani.”

Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit shtoi se janë njëzëri dhe krah me Federatën Shqiptare të Futbollit në këkesat ndaj qeverisë.

“Ne jemi ndër nismëtarët e kërkesës së ndryshimit të ligjit të sponsorizimit dhe të modernizimit të tij. Të rritet përqindja e të bëhet që ky ligj të funksionojë. Duket sikur gjithçka e merr përsipër futbolli, por ky vend nuk ka vetëm futboll dhe sportet e tjera të quhen fiskulturë. Na duhet medoemos që të shtohen financimet në sport dhe të ndryshojnë ligjet që e nxisin këtë gjë.”

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?