Sekretari i Partisë Demokratike, Enekeljd Alibeaj mbajti një prononcim për mediat para hyrjes në seancën plenare në Kuvend. Alibeaj u ndal tek vota e diasporës, duke u shprehur se do të bëhet një kallëzim prej PD-së në mënyrë që mazhoranca të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që e detyron qeverinë të mundësojë votën e diasporës.
‘Një nga çështjet më të rëndësishme janë propozimet tona për reformën zgjedhore. Ka kaq kohë që nga çështjet më kryesore si vota e diasporës, mbahen në sirtarët e këtij parlamenti me idenë që me kalimin e ditëve të bëhen më të pamundura zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Kemi depozituar një kallëzim penal për të detyruar këtë parlament për të zbatuar votën e diasporës. Është parlament privat që miraton ligje korruptive’, thotë Rama.
Nga ana tjetër sa i përket protestave para bashkisë prej Rithemelimit, Alibeaj shprehu mbështetje për SPAK-un në punën e saj duke thënë se ata 5 drejtorë shkuan atje prej punës së Prokurorisë së Posaçmë.
'Qëndrimi ynë dhe besoj e çdo mendje është mbështetja e SPAK. Ata 5 drejtorë janë atje prej SPAK. Mënyra më e sinqertë është mbështetja e SPAK. U bë disa javë që statusi i prokurorëve të SPAK duhet një orë e më parë të miratohet nga ky parlament. Duke mbështetur SPAK, që edhe kryeministri të shkoj kokëulur atje. Ajo çfarë po them është që SPAK nuk po amniston zv.kryeministrin, ministrat, drejtorët, nuk po amniston Erion Veliajn, Ballukun. Kam të gjithë arsyet që nuk do amnistojë as Edi Ramën. Mbështetje e SPAK, me burime financiare, njerëzore. Çdo lëvizje tjetër për të futur duart në reformën në drejtësi është lëvizje e Ramës për të asfiksuar SPAK', shtoi Alibeaj.
Së fundmi dha dhe një koment për tubimin e Ramës në Athinë duke folur për sallë të mbushur me patronazhistë.
'Grupi i dialogut ka patur vetëm një fryt të rrënojë reformën zgjedhore, votën e diasporës, listën e hapur. Prej muajsh dergjen në sirtarët e Nikollës. Grumbulloi vetëm njerëzit e vet me patronazhistët e vet.'
Lajmi kryesor:
Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, Kuvendi miraton ligjin! Opozita: I porositur nga oligarkët, e çojmë në Kushtetuese! PS: Panik i pajustifikuar
G.K//ReportTv.al