Mbështetësi i PD dhe Bledi Çuçi

Politikë

Mbështetësi i PD-së pret në dyqan Bledi Çuçin dhe shtrëngojnë duart: Taksa zero për biznesin e vogël deri në vitin 2029

16 Prill 2021, 17:46| Përditesimi: 16 Prill 2021, 17:50

  • Share

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun Gjirokasër dhe kandidati për deputet, Bledi Çuçi, ka zhvilluar takime me disa nga bizneset e vogla në lagjen “18 Shtatori”. Çuçi ka risjell në vëmendje të tyre lehtësinë e madhe që sipas tij ka nisur prej janarit të këtij viti e do të vazhdojë deri në vitin 2029; taksë zero, tatim fitimi dhe TVSH zero. 

“Kjo është një lehtësi unikale në rajon, që s’e ka bërë asnjë vend tjetër. Mbështetje maksimale për ju, besim dhe shpresë se pandeminë po e lemë pas dhe bashkë do të ringrihemi edhe më të fortë se më parë”, thotë Çuçi. 

Në fotot e publikuara prej tij në Facebook, bie në sy edhe një moment tjetër, vizita në një dyqan ku administratori ishte mbështetës i Partisë Demokratike. Kjo kuptohet prej byzylikut që ai mbante në dorë. Në fund ka edhe një shtrëngim duarsh mes Çuçit dhe mbështetësit të Partisë Demokratike.

Komento

Komente

  • Iris: 17/04/2021 01:37

    Edhe mua me pelqen kjo foto dhe ndoshta kjo do te ishte fotoja qe shpreh ne menyre vizive bashkpunimin e deshiruar pas 25 prillit mes PS dhe PD.

    Përgjigju
  • dorina: 16/04/2021 18:02

    Bizneset duan te mos paguajne asnje taks por cmimet per popullin nuk i ulin kurre.

    Përgjigju
  • dibran: 16/04/2021 17:56

    .....E bukur dhe shume simbolike kjo foto!!!!! Eshte foto e SHEKULLIT!!!!! Promovojeni dhe shperndajeni miqesisht!!!!! ...PER SHQIPTARET E VERTETE! PER SHQIPTARE-SHQIPTARE, vellezer te nje NENE!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?