Mbështetësit e Berishës, thirrje për dhunimin e Bashës: Nesër tregojini vendin në Fier! Kapllanaj: Ai do gjakderdhje

15 Janar 2022, 20:59| Përditesimi: 15 Janar 2022, 21:01

  • Share

Sali Berisha ka e çuar përçarjen mes demokratëve deri në atë pikë sa sot mbështetësit e tij dalin duke bërë thirrje në facebook të dhunojnë Lulzim Bashën. Gazetari i televizionit të familjes Berisha, Bledian Koka u ka bërë thirrje demokratëve që të dhunojnë Lulzim Bashën gjatë vizitës së tij në Fier.

“Thirrje për demokratët. Mos publikoni kot sms-te e Lulit për takimin e nesërm në Fier. Nëse keni pak vetëdije mos e lini të futet në pallatin e kulturës. Priteni me gaz lotsjellës, me fikse zjarri, me karrige kokës dhe me shkopa bejsbolli kurrizit. p.s…sy per sy”, shkruan ai.

Menjëherë ka reaguar edhe kryetari i degës së PD, Fier dhe anëtari i kryesisë, Agron Kapllanaj, i cili thotë se Berisha do gjakderdhje dhe tregoi se është koka e një grupi kriminal.

“Sali Berisha do gjakderdhje. Ai do dhunë. Ai nuk është më politikan. Është vetëm kreu i një grupi kriminal. Ndaj ka lëshuar zëdhënësit e tij me pagesë të bëjnë thirrje për dhunë”, shkruan Kapllanaj.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?