Mbështetja e SHBA për dërgesat e armëve në Ukrainë është në rënie

15 Shkurt 2023, 09:27| Përditesimi: 15 Shkurt 2023, 11:01

  • Share

Mbështetja amerikane për furnizimet e armëve nga ShBA në Ukrainë sipas  sipas një sondazhi nga Associated Press-NORC Center for Public Affairs Research, rezulton se është në rënie.  48% e të intervistuarve deklarohen në favor të dërgesave të armëve, kundrejt 66% majit të kaluar, pra më pak se tre muaj pas fillimit të luftës.
Sondazhi, raporton "The Guardian", tregon gjithashtu se 29% e të intervistuarve janë kundër dërgimit të armëve ndërsa 22% nuk ​​deklarohen as pro as kundër. Amerikanët janë gjithashtu të ndarë në dërgimin e fondeve qeveritare në Kiev, me 37% që thonë se janë pro, 38% kundër dhe 23% as pro as kundër. Nuk dihet ende si do vazhdojnë financimet nga ShBA, por deri më tani SHBA ka deklaruar se është në mbështetje të plotë të Ukrainës dhe ka sanksionuar Rusinë dhe oligarkët rus.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Kievi: Kemi rrëzuar balona ruse spiune! NATO nis prodhimin e predhave për Ukrainën! Lavrov kërcënon: Të japim fund dominimit të Perëndimit


F.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?