Mbështetja për bujqësinë, Çuçi: Rimbursohet TVSH-ja për fermerët që rinovojnë plastmasin e serrave

9 Maj 2020, 11:52| Përditesimi: 9 Maj 2020, 12:16

  • Share

Plasmasi që përdoret nga fermerët për sera dhe tunele plastike aktualisht nuk është i përjashtuar nga TVSH-ja që aplikohet nga inputet bujqësore. Për këtë është parashikuar që në Skemën Kombëtare të këtij viti një nga masat mbështetëse të jetë zëvendësimi i plastmasit në sera dhe tunelet plastike.

“Çdo fermer që do të ndryshojë plastmasin, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nëpërmjet Skemës Kombëtare të mbështetjes do t’i paguajë pjesën e taksës që ata japin kur blejnë plastmasin si lëndë e parë,”- tha ministri Çuçi teksa vizitoi në Fier një nga serrat më të mëdha të prodhimit të luleshtrydhes në fshatin Kafaraj. 

Nëpërmjet pagesave nga Skema Kombëtare synohet të bëhet kompensimi i kësaj vlere, çka ndikon në uljen e kostos së prodhimit të perimeve dhe luleshtrydhes, të cilat janë produkte me peshë të konsiderueshme edhe në eksportet bujqësore. Ndonëse pati një çekuilibrim momental të tregut në ditët e para të pandemisë së Covid-19, aktualisht luleshtrydhja është një nga produktet bujqësore që po shitet me çmimin mesatar më të lartë që prej 6 vitesh, rreth 200 lekë për Kg. Vetëm gjatë muajit prill 2020 eksporti i fruta-perimeve u rrit me 14.3% krahasur me prillin e një viti më parë. Aplikimet për fondet e Skemës Kombëtare të këtij viti do të nisin brenda muajit maj. Të gjitha veprimet do të bëhen online me zero dokumenta. Fondi i parashikuar në Skemën Kombëtare për vitin 2020 është 743,9 milionë lekë dhe pritet të përfitojnë rreth katër mijë fermerë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • alo alo: 09/05/2020 12:49

    Cfare eshte ky budallallek? Shteti e ka te detyruar qe te rimbursoje TVSH-ne per cdo artikull. Pse e quan sikur po i bene ndonje nder ministri kur ne te vertete thjesht po i jep ate qe i takon fermereve?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?