“Unë e di që Shqipëria ka qenë një mik i madh për ata që duan të shohin një Iran të ri”. Kështu deklaroi Kongresmeni Amerikan Robert Aderholt gjatë një takimi në mbështetje të së drejtës së popullit të Iranit për një republikë demokratike, nga shumica absolute e Dhomës së Përfaqësuesve.
“Kështu që unë dua të falenderoj qeverinë shqiptare për mbështetjen e saj dhe dua t’i inkurajoj ata të mbështesin një Iran të lirë”, deklaroi Kongresmeni.
Kongresmeni i referohet kështu strehimit në Shqipëri të opozitës iraniane, çka ishte edhe arsyeja pse Irani ndërmori një sulm kibernetik ndaj vendit tonë, vitin e kaluar, duke çuar në shkëputjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.