Këngëtarja Taylor Swift

Mbështetja publike e Taylor Swift për Harris jep efekte të pabesueshme, 400 mijë amerikanë regjistrohen për të votuar

12 Shtator, 11:42| Përditesimi: 12 Shtator, 11:58

  • Share

Këngëtarja Taylor Swift njoftoi publikisht dje pas debatiti Trump-Harris, se po mbështeste Kamala Harris në zgjedhjet amerikane.

Por, ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe kandidati i tij zëvendëspresident, Jay Dee Vance, nuk e kishin idenë se sa ndikim mund të kishte ajo.

Ky miratim publik i këngëtares me famë botërore mund të nxisë regjistrimin e votuesve demokratë. Dje 337,826 njerëz kishin kontrolluar një URL që Sëift postoi në Instagram kur ajo njoftoi mbështetjen e saj për Kamala Harris.

URL-ja e personalizuar i drejton njerëzit te vote.gov, një faqe interneti që i ndihmon vizitorët të regjistrohen për të votuar në shtetet e tyre. Faqja gjithashtu shpjegon procedurat zgjedhore dhe ofron një udhërrëfyes për pyetjet e bëra shpesh.

Postimi i Swift u kërkoi votuesve të bënin kërkimet e tyre dhe të regjistroheshin. Rezultatet nga regjistrimet e bëra në vetëm pak orë pasqyrojnë ndikimin e Taylor Swift.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?